Liderët europianë: Plani i Trumpit për Ukrainën nuk na përfaqëson

Europianët janë shprehur hapur kundër planit të administratës amerikane.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen i qëndron deklaratës së saj që të mos ndryshohen kufijtë me forcë apo të ketë kufizime të ushtrisë ukrainase.
“Ne kemi rënë dakord për të gjithë elementët kryesorë të nevojshëm për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe sovranitetin e Ukrainës. Më lejoni të theksoj tre prej tyre: Së pari, kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë; së dyti, si një komb sovran, nuk mund të ketë kufizime mbi forcat e armatosura të Ukrainës që do ta bënin vendin të prekshëm nga sulmet e ardhshme dhe në këtë mënyrë do të minonin edhe sigurinë evropiane; së treti, duhet të reflektohet plotësisht roli i Bashkimit Europian në sigurimin e paqes për Ukrainën. Ukraina duhet të ketë lirinë dhe të drejtën sovrane për të zgjedhur fatin e saj. Ata kanë zgjedhur një fat evropian.”, tha von der Leyen.
Kancelari gjerman Friedrich Merz është skeptik që mund të gjendet një zgjidhje brenda afatit të përcaktuar nga Donald Trump, që është dita e Falenderimeve më 27 nëntor.
“Plani i presidentit Trump është të arrijë në një përfundim të enjten. Jemi ende shumë larg kësaj. Kjo nuk do të thotë se është krejtësisht e pamundur të arrihet. Por jam skeptik nëse një rezultat i tillë është i mundur duke pasur parasysh dallimet mes palëve. Do të duhet të presim dhe të shohim.”, tha Merz.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kërkon një rishikim të planit të paqes në Ukrainë në mënyrë që ukrainasit dhe europianët të ndihen të përfaqësuar.
Të njëjtin qëndrim mban edhe presidenti francez Emmanuel Macron, që plani nuk mund të jetë thjesht një propozim amerikan dhe çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë europianët.
Edhe presidenti turk, Tayyip Erdogan, po angazhohet sa i përket luftës në Ukrainë. Ai ka njoftuar se do të telefonojë të hënën homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen që do të sillte fundin e luftës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
