
Lukashenko shpall fitore “dërrmuese”, Perëndimi: Zgjedhjet një farsë, opozitarët në burgje ose ekzil

Lideri autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko, zgjati më tej udhëheqjen e tij 31 vjeçare me një mandat të 7, pasi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të konsideruara një farsë nga perëndimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të hënën se Lukashenjko kishte fituar 86.8 përqind të votave dhe se pjesëmarrja ishte gati 87 përqind. Por sipas politikanëve europiane zgjedhjet nuk kishin qenë as të lira e as të drejta pasi mediat e pavarura janë të ndaluara në ish-republikën sovjetike dhe të gjitha figurat e opozitës ose janë burgosur ose janë arratisur jashtë vendit.
Në fletën e votimit ishin edhe 4 emra të tjerë, por mes tyre nuk kishte asnjë pretendet real që mund të sfidonte udhëheqësin aktual. Gjithashtu vëzhguesit ndërkombëtar nuk u lejuan të monitoronin votimin.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas i cilësoi zgjedhjet një shkelje flagrante të demokracisë, ndërsa ministrja e Jashtme gjermane Analena Barbok postoi në ‘X’ se populli i Bjellorusisë nuk kishte pasur zgjedhje.
Ndryshe e mendon Kremlini me zëdhënësin, Dmitri Peskov që njoftoi se presidenti Putin e kishte uruar aleatin e tij të ngushtë për fitoren bindëse. Sipas tij, zgjedhjet në Bjellorusi kishin qenë plotësisht të ligjshme, të mirë organizuara dhe transparente.
Sakaq, liderja në ekzil e opozitës bjelloruse Svetllana Tikanov-skaja e cilësoi votimin, si një tjetër farsë politike Ukrainës.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128