
Tentoi të grabiste me armë një argjendari në vitin 2012, prokuroria e Shkodrës çon për gjykim të pandehurin

27 Janar 2025, 16:18 / AKTUALITET
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim personin e akuzuar për tentativën e grabitjes së një argjendarie në Shkodër në vitin 2012.
Prokuroria njofton se, nga hetimet e zhvilluara me policinë e Shkodrës dhe Europol, u arrit të provohet se me datë 13 Nëntor 2012, ky shtetas së bashku me dy persona të tjerë të maskuar, kanë tentuar të vjedhin një argjendari në lagjen “Fahri Ramadani”.
Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me armë”, të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dhe vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore Franceze dhe Interpol.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128