Milorad Dodik nënshkruan dekret për shpalljen e një ligji, mediat në Bosnjë: Mund të interpretohet si grusht shteti

5 Mars 2025, 22:27 / BOTA ALFA PRESS

Milorad Dodik nënshkruan dekret për shpalljen e një ligji, mediat

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, ka nënshkruar në Banja Llukë dekretet për shpalljen e ligjeve për ndalimin e funksionimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës në këtë entitet.

Këto ligje antikushtetuese ishin miratuar nga Kuvendi i RS-së në një seancë më 27 shkurt të këtij viti, raportoi Klix.ba.

Ligjet qenë miratuar menjëherë pasi Dodik ishte dënuar nga një gjykatë në Bosnjë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim i ushtrimit të detyrës.

Tani pritet që disa politikanë të iniciojnë në Gjykatën Kushtetuese këto ligje për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Mediat boshnjake raportojnë se ndryshimi i këtyre ligjeve mund të interpretohet si përpjekje për grusht shteti.