
Xabi Alonso shpreson ende: Në futboll mund të ndodhin gjëra të çmendura, kemi përmbysur mjaft rezultate

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, që u mund 0-3 nga Bayern Munich në sfidën e parë mes tyre në Champions League.
Një humbje që ndërlikon pa masë objektivat e “Aspirinave” në turneun kontinental.
“Kemi bërë shumë gabime në këtë ndeshje të parë, gjë që nuk duhej të ndodhte.
Ishte faji ynë”, tha Xabi Alonso.
“Ne nuk e kishim kontrollin e ndeshjes dhe padyshim që kjo ishte shumë e bezdisshme.
Do të duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë lojë, por ende nuk ka përfunduar asgjë për sa i përket kualifikimit”, shtoi trajneri spanjoll.
“Gjëra të çmendura kanë ndodhur më parë në futboll dhe ne do të luftojmë për këtë javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit, në fushën tonë. Kemi treguar se mund të përmbysim rezultate”, tha Alonso.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128