Primaret në PD/ Kryesia nis punën për vendosjen e kandidatëve që do jenë në listat e hapura apo të mbyllura!

6 Mars 2025, 11:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Primaret në PD/ Kryesia nis punën për vendosjen e

Teksa zgjedhjet e 11 majit afrojnë, partitë politikë në vend do të nisin shumë shpejt edhe punën për përpilimin e listave të deputetëve që do të kërkojnë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë.

Pas përfundimit të procesit të primareve, do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike që do të diskutojë për listën përfundimtare që do të dorëzohet në KQZ.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Osman Stafa, demokratët që kanë kaluar pragun e votave në procesin e primareve do t’i kalojnë kryesisë për t’u diskutuar nëse do të jenë në listën e hapur apo të mbyllur të PD-së.

Megjithatë, kandidatët që kanë kaluar pragun, sipas raportimit mund të mos jenë pjesë e asnjërës listë për shkak të marrëveshjes së PD me partitë e tjera aleate që kanë kërkuar përfaqësimin e kandidatëve të tyre në lista, të hapura ose jo.

Tashmë pritet që Kryesia e PD të mblidhet në ditët në vijim për të marrë vendimet përfundimtare, ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga afati përfundimtar për dorëzimin e listave në KQZ, 12 marsi.

 

Po ndodh...