
Taulanda Jupi: Shqiptarët nuk u binden më të korruptuarve – drejtësia nuk ndalet!

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, Taulanda Jupi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se shqiptarët nuk do të mashtrohen më nga politikanët e korruptuar të tranzicionit.
Në një postim në rrjetet sociale, Jupi nënvizon se besimi i qytetarëve tek drejtësia dhe SPAK-u është më i lartë se kurrë, duke shënuar një rritje nga 60% në 71%, një tregues i qartë se shqiptarët mbështesin fuqimisht luftën kundër korrupsionit dhe ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me pushtetin për dekada.
“Ata që kanë abuzuar me pushtetin ndjejnë fundin e tyre dhe janë në panik,” thekson Jupi, duke denoncuar përpjekjet për sulmimin e SPAK-ut dhe tentativat e politikanëve të vjetër për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ajo paralajmëron se shqiptarët nuk do të pranojnë më manipulime dhe propagandë, por do të votojnë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.
Duke bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 majit, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik e përfundon mesazhin e saj me një deklaratë të fortë dhe optimiste:
“Drejtësia ka nisur rrugën e saj dhe nuk do të ndalet. Shqipëria nuk do të kthehet më pas! Shqipëria meriton më shumë!”
Postimi i Jupit:
Shqiptarët nuk u binden më, të korruptuarve – drejtësia nuk ndalet!
Kur e vërteta del në dritë, propaganda dështon. Pas arrestimit të Erion Veliajt, shumica dërrmuese e shqiptarëve—socialistë, demokratë dhe qytetarë pa parti—kanë treguar qartë se nuk u binden më udhëheqësve të korruptuar të tranzicionit. Ata e dinë se drejtësia e vërtetë nuk ka ngjyrë politike dhe nuk ndalet për askënd!
Besimi tek SPAK-u është më i lartë se kurrë, duke tejkaluar edhe institucionet ndërkombëtare më të vlerësuara nga shqiptarët. Vlerësimi i qytetarëve për punën e SPAK është rritur nga 60% në 71% sepse qytetarët e ndershëm e shohin më në fund dritën në fund të tunelit të korrupsionit që i ka mbajtur peng për dekada.
Ata që kanë abuzuar me pushtetin po e ndjejnë fundin e tyre dhe janë në panik. Për këtë arsye, po bëjnë gjithçka për të shpëtuar veten—duke sulmuar SPAK-un dhe duke u përpjekur të mbrojnë njëri-tjetrin.
Por shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Më 11 maj, ata do të zgjedhin të ardhmen dhe jo të shkuarën. Do të votojnë për të mbështetur një drejtësi të pavarur, jo për t’i shpëtuar politikanët e vjetër nga burgu.
Drejtësia ka nisur rrugën e saj dhe nuk do të ndalet. Shqipëria nuk do të kthehet më pas! Shqipëria meriton më shumë!

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128