
I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit: Ti ishe engjëlli më i bukur në botë

Më 18 shkurt qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë, Ku Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij Anila Ndoka, dhe më pas vrau veten.
34-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa Ndoka ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë.
Motra e autorit ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shkruan “Ti ishe engjëlli më i bukur në botë”.
“Engjëlli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.
Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.
Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj, teksa e shoqëron me një këngë të trishtë në sfond.
Anila Ndoka la pas tre fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa 34-vjeçari nuk kishte fëmijë.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128