
Shërbimi sekret zbulon kush ishte pasardhësi shqiptar i Dritan Rexhepit në Ekuador

Sipas raporteve të inteligjencës së Ekuadorit dhe Evropës, pasuesi i Rexhepit në Ekuador ishte një tjetër bos shqiptar i Kompania Bello, Dritan Gjika.
Ai dhe Rexhepi banonin në të njëjtën zonë ekskluzive në Samborondón, një nga lagjet më të pasura të Guayaquil.
Sipas mediave në Venezuelë, Gjika zotëronte restorante dhe biznese të shumta në Guayaquil, të cilat i përdorte edhe për kontrabandën e drogës.
Nga 2020 e tutje, ai ndërtoi një rrjet të fuqishëm ekonomik dhe politik, duke krijuar një strukturë të fortë për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Ai përdorte një grup prej dhjetë kompanish – gjashtë në Ekuador dhe katër në Spanjë, përfshirë fabrika të kanabisit dhe plantacione bananesh.
Në 2023, emri i tij doli në dritë për shkak të lidhjeve të tij me Rubén Chérrez (i vrarë në nëntor të atij viti) dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso.
Carrera u dënua për krim të organizuar si pjesë e një rrjeti kontratash të paligjshme në sektorin energjetik.
Duke e kuptuar se ishte ekspozuar, Gjika u arratis nga Ekuadori./Syri.tv

Lista e mbyllur!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128