Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit, zbardhen dyshimet e para

6 Mars 2025, 09:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit,

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarësve, dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Po ndodh...