Modelja e TikTok qëllohet për vdekje në Irak nga vrasësi që hiqej si shpërndarës porosish

Modelja ishte dënuar më parë më gjashtë muaj burg për ‘shkelje normash morale’ me videot e saj të ndjekura në Irak.
Tragjikisht Om Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është vrarë jashtë shtëpisë së saj në Bagdad nga një sulmues që hiqej si shpërndarës porosish, njoftonin autoritetet irakene.
Burimet e sigurisë thanë se sulmuesi erdhi me një motoçikletë dhe hiqej sikur po sillte një porosi ushqimi kur qëlloi për vdekje modelen.Om Fahad, e cila ka një milionë ndjekës në rrjetin TikTok, ishte bërë e njohur për videot e saj motivuese dhe kërcimet me muzikë irakene, teksa vishej me rroba të ngushta.
Në një fushatë spastrimi të rrjeteve sociale të qeverisë irakene vitin e kaluar, Fahad u dënua për shkelje të moraleve e traditave.
Në shkurt 2023, Fahad u dënua me gjashtë muaj burg gjatë fushatës ku u arrestuan disa influencues të tjerë të rrjetit nga Iraku.
Disa ditë pas Fahad një tjetër personazh i njohur në TikTok, Assal Hossam mori dënim edhe më të rëndë prej dy vjet burg, shkruan The Sun.
Tragjedia e vdekjes së saj është e ngjashme me vrasjen e modeles 22 vjeçare nga sulmues të panjohur në Bagdad në 2018.
Policia irakene tha se eshte ne kerkim te autorit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

