Negociatat e paqes, Kremlini: Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të Putin për nisjen e bisedimeve
29 Prill 2025, 11:52 / BOTA

Kremlini ka deklaruar sot se Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të presidentit rus Vladimir Putin për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta për paqen.
Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se nisja e bisedimeve me Kievin ishte fokusi kryesor i Moskës.
“Ishte Presidenti Putin ai që tha vazhdimisht se Rusia është e gatshme, pa asnjë parakusht, të fillojë procesin e negociatave”, tha Peskov.
“Deri tani nuk kemi dëgjuar ndonjë përgjigje nga regjimi i Kievit”, u shpreh ai.
Së fundmi Putin njoftoi një armëpushim afatshkurtër me rastin e festimeve për fitoren e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky u shpreh se ky është një tjetër manipulim i Moskës dhe se nuk ka arsye që ndalja e luftimeve të ndodhë më herët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

