Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, ja sa ishte magnituda

6 Qershor 2025, 21:53 / BOTA ALFA PRESS

Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka tronditur Kilin ditën e sotme.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, e deri më tani nuk dihet ende nëse ka viktima, raporton Mirror.

Tërmeti goditi brigjet e Kilit verior dhe kishte një thellësi prej 40 miljesh, që do të thotë se do të jetë ndjerë gjerësisht.

Një tërmet i parë, me magnitudë 6.5, goditi menjëherë pas mesnatës sipas orës lokale dhe u pasua nga një i dytë pak kohë më vonë dhe në një thellësi prej 10 miljesh.

Pastaj, në mesditë, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi pranë Copiapos.

Zyra Kombëtare e Emergjencave e Kilit e ka monitoruar nga afër situatën.

Autoritetet lokale po kryejnë vlerësime të dëmeve, por deri më tani nuk janë raportuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Autoritetet po këshillojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë për çdo lëkundje pasuese që mund të pasojë.

 

Po ndodh...

ide