Ç’po ndodh në Spanjë? Pas përplasjes së trenave që la pas mbi 40 viktima, aksidentohen edhe dy të tjerë pranë Barcelonës

Shqetësim dhe tronditje të thellë kanë shkaktuar në Spanjë aksidentet e njëpasnjëshme hekurudhore, të cilat kanë lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.
Ndërsa vendi po mban zi për të paktën 42 viktima nga tragjedia hekurudhore në Antamuth, e ndodhur të dielën me 18 janar, dy aksidente të tjera kanë tronditur sërish opinionin publik.
Mbrëmjen e vonë të së martës, 20 janar, të paktën një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas përplasjes së një treni periferik pranë Barcelonës.
Treni u përplas ballë për ballë me një mur mbajtës që kishte rënë mbi shinat hekurudhore, pranë qytetit Gelida, rreth 35 kilometra larg Barcelonës.
Viktimë nga ky aksident mbeti drejtuesi i trenit, ndërsa shërbimet e emergjencës në Katalonjë njoftuan se 37 persona u plagosën, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.
Po të martën u regjistrua edhe një tjetër incident hekurudhor, sërish në Katalonjë. Një tren me 10 pasagjerë doli nga shinat për shkak të pranisë së gurëve mbi binarë, në provincën e Gironës, në veri të Barcelonës. Sipas mediave spanjolle, në këtë rast nuk u raportuan të lënduar.
Këto incidente ndodhën në një kohë kur Spanja vijon të kërkojë shkaqet e tragjedisë në Antamuth. Hetimet po përqendrohen në dy skenarë kryesorë: një problem me infrastrukturën hekurudhore ose një defekt teknik në tren.
Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, deklaroi se ekspertët kanë inspektuar vendin e aksidentit dhe dëmet e shkaktuara. “Pas inspektimeve në terren, është konstatuar se do të jetë e nevojshme të analizohen në laborator shinat në pikën ku nisi rrëshqitja e trenit, si dhe të kontrollohen rrotat e trenit Iryo”, u shpreh ai.
Komisioni i ekspertëve ka kërkuar gjithashtu informacion nga Adif, autoriteti përgjegjës për infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, lidhur me regjistrat e qarkullimit në zonën e Antamuth për dy ditët para aksidentit, si dhe do të kryejë kontrolle të rrotave të trenave të tjerë që kanë kaluar më parë nga i njëjti segment hekurudhor, bëri të ditur ministri.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
