Qëlluan mbi emigrantin sirian, Gjykata e Strasburgut dënon Greqinë, e urdhëron t'i paguaj 80 mijë euro familjes së tij

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur se Greqia ka shkelur të drejtën e jetës së një refugjati sirian. Në njoftimin e Gjykatës Evropiane thuhet se rojet bregdetare qëlluan me plumba në varkën e kontrabandistëve që ai ndodhej gati një dekadë më parë. Gjykata me bazë në Strasburg urdhëroi Greqinë të paguante 80,000 euro si dëmshpërblim për gruan dhe dy fëmijët e Belal Tello, i cili u qëllua në kokë ndërsa rojet bregdetare greke u përpoqën të ndalonin varkën me të cilën ai po udhëtonte.
Rojet bregdetare kishin përdorur forcë të tepruar në kontekstin e rregulloreve për përdorimin e armëve të zjarrit. Gjithashtu roja bregdetare qëlloi shtatë të shtëna paralajmëruese dhe 13 të shtëna në motorin e jashtëm. Dy sirianë në varkë u plagosën rëndë njëri ishte goditur në shpatull dhe tjetri, Tello, u qëllua në kokë.
Tello qëndroi në një spital grek për gjashtë muaj. Më vonë ai u transferua në Suedi, ku jetonin gruaja dhe fëmijët e tij, ku vazhdoi të merrte trajtim. Ai vdiq në dhjetor 2015. Vendimi i gjykatës u mirëprit nga Refugee Support Aegean, një nga grupet që ndihmuan në paraqitjen e sfidës ligjore. Rasti demonstron përsëri mangësi sistematike të dokumentuara mirë në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të rojes bregdetare dhe në hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në det.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



