Rënia e bursave nga tarifat, Trump-amerikanëve: Duroni! Mos u tregoni budallenj!

7 Prill 2025, 16:15 / BOTA ALFA PRESS
Rënia e bursave nga tarifat, Trump-amerikanëve: Duroni! Mos u tregoni

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbrojtur sërish politikat e tij tregtare për vendosjen e tarifave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump i bëri thirrje qytetarëve amerikanë të qëndrojnë të fortë dhe të guximshëm, duke mos u dorëzuar ndaj pasojave të politikave të tij ekonomike. “Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë dekada më parë. Mos jini të dobët! Mos jini budallenj! Qëndroni të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm, dhe madhështia do të jetë rezultati!”, shkroi ai.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat më herët, Trump insistoi se nuk kishte pasur qëllim të nxiste rënien e tregjeve financiare, por riafirmoi angazhimin e tij për të eliminuar deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi një trilion dollarë deficit tregtar me Kinën, qindra miliarda dollarë që i humbasim çdo vit. Pa u zgjidhur kjo, nuk do të ketë asnjë marrëveshje,” tha Trump.

Tregjet financiare botërore po përjetojnë sesionin më negativ që nga rënia e pandemisë së COVID-19 në mars të 2020-s, për shkak të tarifave amerikane.

Kështu, në Londër treguesi i FTSE ka shënuar 4.9 për qind rënie; Dax në Gjermani ra me 10 për qind në minutat e para të ditës, ndërsa CAC në Francë me 5.7 për qind.

Trendi ka prekur edhe bursën italiane, që ka rënë me 6.51 për qind, si dhe atë Spanjolle që ka humbur 6.06 për qind.

Në orën e mbylljes tregjet përjetuan një lloj stabilizimi, me humbjet që u reduktuan; por sërish, situata mbetet e tensionuar dhe komplekse.

Edhe vetë bursat amerikane përjetuan humbje këtë të hënë. “S&P”  ra me 3.5 për qind, Nasdaq me 4.5 dhe Doë Jones me 2.9.

Ditë të zezë regjistruan edhe tregjet aziatike, teksa përshkallëzimi i luftës tregtare globale vazhdon të ushtrojë presion tek investitorët.

Bursa e Hong Kongut ra me thuajse 10 për qind në momentin e hapjes, ndërsa japonezja Nikkei me 6 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët në 18 muaj.

Trump i ëbri thirrje qytetarëve amerikanë që t’i mbështesin tarifat, pasi ato do të risin ekonominë amerikane duke i nxitur kompanitë e mëdha botërore të zhvendosen në SHBA.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128