Derbi Tirana-Partizani, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi
7 Prill 2025, 18:07 / SPORT

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është gjithmonë një ndeshje e veçantë, por sot ka edhe një rëndësi shumë më të madhe, për shkak pozitave të dy ekipeve dhe nevojës që kanë për pikë.
Për sa i përket ekipit të arbitrave sot, do të jetë Juxhin Xhaja ai i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim të rëndësishëm për ecurinë e dy skuadrave.
Xhaja ka drejtuar edhe derbin e parë të këtij edicioni, po në ”Arena Kombëtare” i cili u mbyll 0-0 dhe pa shumë polemika mes skuadrave sa i përket gjykimit.
Asistentët e tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtar i katërt është Florjan Lata. Sa i përket VAR-it, aty është caktuar Kreshnik Barjamaj, me Emanuela Rustën si asistente në AVAR.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


