Lajme flash

Bastoni trembi Interin, por dje u stërvit me ekipin

7 Prill 2025, 17:50 / SPORT ALFA PRESS

Bastoni trembi Interin, por dje u stërvit me ekipin

Përfundoi pas 45 minutash ndeshja për Alesandro Bastonin kundër Parmës. Mbrojtësi italian doli nga dhoma e zhveshjes dhe u ul në pankinë.

Me një qese akulli të vendosur pas gjurit dhe në muskulin e kofshës së majtë. Një pamje që ka alarmuar jo pak tifozët zikaltër dhe stafin e Interit. Ditën e nesërme do të luhet ndeshja mes Bajernit dhe Interit dhe prezenca e tij nuk dihet nëse është e sigurt apo jo.

Megjithatë, asgjë nuk është serioze dhe Bastoni me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës. Lajmet pozitive kanë ardhur ditën e djeshme, kur mbrojtësi italian ka punuar me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës dhe ka qetësuar stafin.

Bastoni me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës si rregullisht për të udhëhequr prapavijën e skuadrës zikaltër në një ndeshje delikate dhe shumë të vështirë si ajo më “Alianz Arena”.

 

Po ndodh...