
Pyetet për burgosjen e Metës/ Kreu i misionit të OSBE takim në PL, Zannier: Jemi me shtetin e së drejtës e zbatimit të ligjit


Kryesuesi i Misionit të OSBE, Lamberto Zannier, ka zhvilluar një takim në Partinë e Lirisë. Pas përfundimit të takimit, Zannier, u shpreh se misioni i OSBE-së mbetet i angazhuar për mbështetje të institucioneve dhe proceset demokratike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.
Ndërkohë që i pyetur për masën e paraburgimit për Ilir Metën, ai theksoi se nuk mund të shprehej për këtë çështje.
“Nuk mund t’ju jap një opinion lidhur me këtë çështje, pasi sapo kemi ardhur në Shqipëri dhe qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, institucioneve shqiptare, dhe qëndrojmë pas shtetit të së drejtës. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe aplikimit të ligjit, jo të politizuar“, tha ai.
Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi, deklaroi se e informoni ambasadorin për problematikat e deritanishme.
“Në fokus të diskutimeve ishte përdorimi i administratës dhe aseteve publike nga ana e Kryeministrit Edi Rama për të favorizuar zgjedhjet, një praktikë që ka shqetësuar opozitën dhe ka ngritur alarmin për një proces të paqartë dhe jo të ndershëm”, tha ai.
Blushi gjithashtu theksoi se Partia e Lirisë ka kërkuar nga OSBE-ODIHR garantimin e zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128