
Totti thyen embargon botërore me vizitën në Rusi

Francesco Totti ka mbërritur në Rusi, saktësisht në Moskë.
Pas shumë polemikave, ish-kapiteni verdhekuq ka vendosur gjithsesi të marrë pjesë në “International RB Award”, një event sportiv rus që e ka thirrur si të ftuar nderi.
Totti ka zbritur në Moskë dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë fotot e para të mbërritjes së tij.
Shumë polemika janë ngritur në rrjetet sociale në lidhje me pjesëmarrjen e Tottit, duke pasur parasysh luftën mes Rusisë dhe Ukrainës që ka nisur me pushtimin rus prej tri vitesh dhe ende nuk ka shenja ndaljeje, pavarësisht përpjekjeve për të arritur paqen.
Ish-kapiteni verdhekuq iu është përgjigjur ashpër kritikave, pak para nisjes: “Nuk jam politikan dhe as diplomat, jam një njeri sporti që promovon vlerat e tij nëpër botë.
Këtë e kam bërë gjithmonë; fillimisht si futbollist dhe tani në një rol të ri. Prej vitesh shkoj në të gjitha vendet ku më ftojnë për të folur për sportin.
Nuk do kisha asnjë problem të shkoja në Kiev, për të njëjtat qëllime”.
Për më tepër, Totti nuk është në Rusi vetëm. Me të është edhe djali i tij, Cristian, i cili e ka shoqëruar për këtë event.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128