Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore

6 Dhjetor 2024, 15:37 / BOTA ALFA PRESS

Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e

Aleatët e ngushtë, Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko nënshkruan sot traktatin për garancinë e sigurisë të dy vendeve, Rusi dhe Bjellorusi.

Nënshkrimi vjen pas publikimit të një versioni të rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, e cila për herë të parë e vendosi Bjellorusinë nën ombrellën bërthamore ruse mes tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë.

Duke folur me Lukashenko, Putin theksoi se dokumenti i ri përfshin një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore taktike ruse të vendosura në Bjellorusi si përgjigje ndaj agresionit.

"Jam i sigurt se traktati do të garantojë sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë," tha Putin.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128