SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump
3 October 2025, 23:42 / BOTA

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e prerjes së një monedhe përkujtimore 1-dollarëshe me portretin e presidentit Donald Trump.
Një projekt paraprak, i publikuar në platformën X dhe i shpërndarë nga Departamenti i Thesarit, tregon se në njërën anë të monedhës është profili i Trump-it i shoqëruar me fjalën “LIBERTY”. Në anën tjetër, ai shfaqet me grushtin lart përpara flamurit amerikan, së bashku me frazën “Fight, fight, fight” – thirrje që Trump bëri pas atentatit ndaj tij vitin e kaluar.
Departamenti i Thesarit nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi këtë projekt.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

