
SHBA paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen thotë se SHBA pret të godasë Iranin me sanksione të reja “në ditët në vijim” pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit fundjavën e kaluar.
Yellen thotë se eksportet e naftës iraniane “mbeten në fokus si një zonë e mundshme” që mund të trajtojnë, duke shtuar se veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme.
“Që nga sulmi i kësaj fundjave deri te sulmet Houthi në Detin e Kuq, veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”, paralajmëroi ajo.
Duke folur nga Uashingtoni, Yellen tha se Thesari do të përdorë autoritetin e tij të sanksioneve dhe do të punojë me aleatët për të vazhduar të pengojë “aktivitetin malinj dhe destabilizues të regjimit iranian”.
Vërejtjet e saj pasojnë kërkesën e Izraelit për sanksione ndaj projektit raketor të Iranit.
Sipas Departamentit të Thesarit, SHBA-ja tashmë po përdor sanksione financiare për të izoluar Iranin dhe për të penguar aftësinë e tij për të financuar grupe prokure dhe për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
-
-
Aksident në Tiranë, “Golfi” godet urbanin e Kamzës
16 Prill, 16:47 -
-
Aksident në Tiranë, “Golfi” godet urbanin e Kamzës
16 Prill, 16:47

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128