‘Shkundet’ Greqia! Magnituda dhe epiqendra e tërmetit
13 April 2024, 09:10 / BOTA

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:23 të mëngjesit të së shtunës në ishullin Evia në Greqi, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe në Atikë.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 2 kilometra në jug-juglindje të Vasilikos Istiia dhe thellësia u vlerësua në 18.7 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik grek.
Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi lëkundjen në 4.6 të shkallës Rihter 23 kilometra në jug të Skiathos.
Tërmeti me magnitudë 4.5 u pasua nga shtatë pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
-
'Mos guxo'/ Biden kërcënon Iranin që të mos e sulmojë Izraelin
13 Prill, 08:55
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
