Shmanget tragjedia në Gjermani, ura shembet pasi kalon tramvaji me pasagjerë

11 Shtator 2024, 12:38 / BOTA ALFA PRESS

Shmanget tragjedia në Gjermani, ura shembet pasi kalon tramvaji me

Gjermania u trondit të mërkurën në mesnatë pasi u shemb një pjesë e urës Carola në qytetin e Dresdenit. 18 minuta më herët aty kishte kaluar tramvaji me pasagjerë. Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar, shkruan RTL.

Policia supozon se shembja e urës ishte aksidentale dhe nuk ka të dhëna për ndikim të jashtëm.

Autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë sa më larg urës pasi ka “rrezik për jetën”.

Seksioni i shembur i urës ishte menduar të riparohej vitin e ardhshëm. Pjesët e tjera të urës u hapën për trafik vetëm në mars të vitit 2024 pas muajsh riparimesh.

 

Po ndodh...