
Shtëpia e Bardhë: Paqja në Ukrainë nuk ka qenë kurrë më afër

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, tha në një konferencë për shtyp një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka qenë kurrë më afër se në këtë moment.
“Presidenti është i vendosur për të bërë një të tillë”, shtoi ajo.
E pyetur nëse Donald Trump do të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nëse telefonata e tij me Vladimir Putinin nuk shkon mirë nesër, Leavitt përgjigjet: “Është diçka që është i gatshëm ta bëjë nëse është e nevojshme”.
Leavitt gjithashtu anashkaloi një pyetje nëse Volodymyr Zelensky i ka dhënë Trump autoritetin për të ndarë asetet e Ukrainës me Putinin.
Ajo thotë se ka qenë pjesë e diskutimit mes presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas, por shton se detaje të tjera do të vijnë pas telefonatës së Trump me Putinin nesër.
Ajo gjithashtu refuzoi t’i përgjigjet një pyetjeje nëse Trump dhe Putin do të diskutojnë të ardhmen e Zelensky.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128