“S’marr dot frymë!”/ Video tronditëse e 53-vjeçarit, humb jetën teksa arrestohej. Reagime të ashpra në SHBA

Autoritetet e shtetit të Ohaios po kryejnë një hetim për rrethanat e vdekjes së një 53-vjeçari teksa po arrestohej.
Sipas Sky News, Frank Tyson vdiq gjatë arrestimit nga oficerët e policisë Beau Sonnege dhe Camden Burts në Canton, Ohio, në mbrëmjen e 18 prillit.
Departamenti i policisë lokale publikoi pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve. Në pamjet në fjalë, të cilat kanë shkaktuar reagime, dëgjohet i arrestuari duke thënë vazhdimisht shprehjen “Nuk marr dot frymë” teksa dy policët e arrestojnë dhe e prangosin. Në një moment, njëri prej tyre shfaqet i gjunjëzuar në kurrizin e 53-vjeçarit.
Më pas Tyson ndalon së foluri dhe, gati pesë minuta më vonë, një oficer zbulon se ai nuk ka puls. Kur më në fund arrin ambulanca e thirrur nga policia, burri tashmë ka vdekur. Frank Tyson dyshohet se kishte ikur nga lokali ku u arrestua pas një aksidenti automobilistik në të cilin ishte përfshirë.
Në videon e publikuar për publikun, ai shihet duke i rezistuar arrestimit duke bërtitur se “po tentojnë ta vrasin”. “Telefononi sherifin”, bërtet ai pa pushim ndërsa oficerët i thonë të qetësohet.
Oficerët e godasin Tyson-in në tokë, me njërin prej tyre duke e vendosur gjurin e tij në shpinë për rreth tridhjetë sekonda përpara se ta heqë përfundimisht. Tyson thotë edhe një herë se nuk mund të marrë frymë para se të mbyllë gojën. Kalojnë më shumë se pesë minuta para se një oficer tjetër të kthehet për të pyetur nëse i arrestuari po merr frymë.
Polici kontrollon pulsin e tij. Në orën 20:37, një oficer policie pyet sërish nëse Tyson ka puls, por nuk merr përgjigje. Më pas vjen ambulanca, ndërsa mjekët konstatojnë se Tyson ka ndërruar jetë.
Kujdes pamje të rënnda:
Bodycam footage released by Canton Police Department after Frank E Tyson dies.
— Sky News (@SkyNews) April 25, 2024
Officers Beau Schoenegge and Camden Burch have been placed on paid administrative leave while the incident is being investigated. https://t.co/iMs87KUG2e pic.twitter.com/yAh1Gc34x5
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


