Spanja heq 66,000 prona nga Airbnb, vijojnë protestat kundër turizmit

20 Maj 2025, 23:10 / BOTA ALFA PRESS

Spanja heq 66,000 prona nga Airbnb, vijojnë protestat kundër turizmit

Qeveria spanjolle ka kërkuar heqjen e afërsisht 66,000 pronave nga platforma Airbnb , pasi zbuloi se ato shkelin rregulloret për akomodimet turistike.

“Pronat me qira në fjalë shkelën rregulla të ndryshme në lidhje me akomodimin për përdorim turistik”, tha Ministri i të Drejtave Sociale, Çështjeve të Konsumatorit dhe Axhendës 2030, Pablo Bustinduy.

Ky zhvillim vjen pas një vendimi të gjykatës së Madridit që Airbnb duhet të tërheqë menjëherë nga tregu 4,984 nga pronat e cituara nga ministria.

Këto prona janë të vendosura në gjashtë rajone: Madrid, Andaluzi, Katalonjë, Valencia, Vendi Bask dhe Ishujt Balearik.

Ministria është në pritje të vendimeve të mëtejshme për rreth 60,000 pronat e mbetura, sipas BBC-së .

Sipas ministrisë, pronat e identifikuara ose nuk kishin dhënë një numër licence, ose kishin dhënë një numër të pasaktë, ose nuk kishin specifikuar statusin ligjor të pronarit për të vërtetuar nëse ai po merrte me qira si profesionist apo si individ privat.

Ai e përshkroi vendimin e gjykatës si “një fitore të qartë për ata që luftojnë për të mbrojtur të drejtën për strehim”.

“Asnjë interes ekonomik nuk ka përparësi mbi strehimin dhe asnjë kompani, pavarësisht sa e madhe apo e fuqishme, nuk është mbi ligjin”, tha ai.

Kujtojmë se  kriza e strehimit është shfaqur si shqetësimi më i madh i spanjollëve që në vitin 2024, për shkak të kostos së lartë të qirasë, veçanërisht në qytetet dhe qytezat më të mëdha. Është karakteristike që kostoja e një qiraje mesatare është dyfishuar në dekadën e fundit, ndërsa pagat mbeten relativisht të pandryshuara.

 

Po ndodh...

ide