Tentoi të digjte sinagogën, policia franceze vret agresorin

17 Maj 2024, 18:41 / BOTA ALFA PRESS

Tentoi të digjte sinagogën, policia franceze vret agresorin
Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur i cili ka tentuar t’i vërë zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Rouen.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, më 17 maj.

“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në Twitter.

Burri ishte i armatosur me thikë dhe kur po lëvizte drejt policisë, ata e qëlluan duke e eliminuar.

Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignaol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte tronditur.