Terrorizohet Stambolli/ Sulmohen me thikë 11 kalimtarë të rastit! Dëshmia e një të plagosuri: Mendova se po bënte shaka, por…
22 Janar 2024, 19:23 / BOTA

Një sulm me thikë ka terrorizuar Stambollin. Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 11 persona.
Sipas pamjeve që transmetojnë mediat e huaja, duket se si një burrë, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, endet rrugëve të Esenyurt dhe godet me thikë kalimtarë të rastit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa akoma nuk dihet si paraqitet gjendja shëndetësore e tyre.
“Ndërsa po ecja, një person që nuk e njihja më doli përpara dhe më nxori një thikë. Fillimisht m’u duk sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe më goditi me thikë në këmbë dhe u largua. Unë rashë menjëherë në tokë”, ka rrëfyer një nga të plagosurit, Mehmet Üstel.
-
Momente të trishta për Kiara Tito-n
22 Janar, 19:08 -
-
-
Rënia e çatisë së Komunës së re në Prishtinë, dy të arrestuar
22 Janar, 18:36 -
-
Momente të trishta për Kiara Tito-n
22 Janar, 19:08 -
-
-
Rënia e çatisë së Komunës së re në Prishtinë, dy të arrestuar
22 Janar, 18:36 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





