Thellohet tragjedia në Koçan, shkon në 59 numri i viktimave pas zjarrit në klubin e natës

16 Mars 2025, 13:37 / BOTA ALFA PRESS

Thellohet tragjedia në Koçan, shkon në 59 numri i viktimave pas
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa të lënduarit në 155.

Ai pohoi se në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.

Raportohet se nga 59 viktimat, 35 janë identifikuar. Prej tyre 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi, ndërsa 24 persona ende nuk janë identifikuar.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.

 

Po ndodh...