
Tragjedia me 59 viktima/ Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut paralajmëron arrestime të reja: Diskoteka ishte një stallë...

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani janë arrestuar 13 persona, dhe do të ketë edhe arrestime të tjera lidhur me tragjedinë në Koçan, ku 59 persona humbën jetën.
Sipas tij, të dyshuar janë 23 persona prej të cilëve 11 janë në masën e arrestit me paraburgim prej 48 orësh. Toshkoski tha se hetimi ka konstatuar se klubi natës “Pulse” nuk ka pasur certifikatë për përdorim të piroteknikës, e cila duhej të merrej në polici.
Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim jetën e fëmijëve tanë.
“Ky objekt diskotekë, nëse më pyesni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu”, tha ministri i Brendshëm.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128