
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, arrestohet kryebashkiaku i Koçanit dhe dy ish-kryetarë! Ja për çfarë dyshohen

Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy ish-kryetarë të këtij qyteti, janë arrestuar ditën e sotme për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, pas zjarrit që përfshiu një diskotekë.
Sipas informacioneve, janë arrestuar dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov.
Ata dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri në orët e para të së dielës së kaluar, funksiononte ilegalisht në dhjetë vitet e fundit të ekzistencës së tij dhe ata kishin mbuluar këtë paligjshmëri.
Mediat maqedonase shkruajnë se diskoteka “Puls” funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale të 16 marsit.
Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.
Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Iliev nga viti 2017-2021.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128