
Trump kërcënon Kinën me tarifa deri në 245%, Pekini: Nuk kemi frikë

Shtetet e Bashkuara njoftuan se Kina përballet me tarifa doganore deri në 245%, si përgjigje ndaj masave hakmarrëse që ka ndërmarrë Pekini, sipas një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të martën mbrëma.
Administrata Trump kërcënon me tarifa shkatërruese për Kinën, si “shembull” për kundërpërgjigjen e saj ndaj tarifave amerikane.
“Kina tani përballet me tarifa deri në 245% për eksportet në SHBA për shkak të masave të saj hakmarrëse”, thuhet në deklaratë.
“Që në ditën e parë, presidenti Trump nisi politikën ‘America First Trade’ për ta bërë ekonominë amerikane sërish të fuqishme”, shton Shtëpia e Bardhë.
“Sot, mbi 75 vende janë afruar për të negociuar marrëveshje të reja tregtare. Si rezultat, tarifat e larta të personalizuara janë pezulluar për momentin, përveç ndaj Kinës, e cila ka reaguar me masa të veta. Prandaj, përballen me tarifa deri në 245%”, theksohet më tej.
Presidenti Trump ka paralajmëruar gjithashtu se mund të vendosë tarifa edhe mbi mineralet strategjike që importohen nga Kina, çka mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kina u përgjigj sot duke thënë se “nuk ka frikë” nga një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas paralajmërimit të fundit nga Shtëpia e Bardhë.
“Nëse SHBA-të duan me të vërtetë të zgjidhin çështjet përmes dialogut dhe negociatave, duhet të ndalojnë presionin maksimal, kërcënimet dhe shantazhin, dhe të bisedojnë me Kinën mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë për shtyp.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Kinës deklaroi se përdorimi i “pakontrolluar” i forcës nuk do ta bëjë Amerikën të madhe sërish, duke reaguar ndaj akuzave amerikane për një kërcënim nga Kina dhe rritjes së buxhetit amerikan për mbrojtjen në vitin 2026.
“Rritja e tepruar e buxhetit të mbrojtjes tregon edhe një herë natyrën luftënxitëse të SHBA-ve dhe bindjen se ‘forca krijon të drejtë’”, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Zhang Xiaogang.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128