
Trump kërkon ta bëjë pjesë të territorit amerikan! Zv.presidenti i SHBA-ve do të vizitoje Groenlandën, Vance pritet të shkojë te bazat ushtarake amerikane për të…

Zëvendës presidenti i SHBA-së ka vendosur të vizitojë Groenlandën me bashkëshorten e tij.
Ata do të nisen për në ishull më 28 mars.
Vance synon të vizitojë bazat ushtarake amerikane dhe të kontrollojë se çfarë po ndodh me sigurinë e Groenlandës , sepse “shumë vende kanë kërcënuar Groenlandën, duke kërcënuar se do të përdorin territoret dhe rrugët ujore të saj për të krijuar kërcënime për SHBA-në, Kanadanë dhe popullin e Groenlandës”.
Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat vende po kërcënojnë Groenlandën.
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se dëshiron që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara dhe nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake apo ekonomike për të bindur Danimarkën ta dorëzojë ishullin me burime të pasura minerale dhe me rëndësi strategjike.
“Groenlanda është një vend i jashtëzakonshëm dhe populli i saj do të përfitonte jashtë mase nëse dhe kur të bëhet pjesë e kombit tonë”, ka thënë Trump në një postim në Truth Social.
Kërkesat e Trump për Groenlandën nuk janë të reja. Ai ka shprehur interesimin e tij për ta blerë ishullin nga Danimarka edhe në vitin 2019, por u refuzua.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128