Ushtria ruse nuk kursehet, sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Natën e së martës duke zbardhur e mërkura, forcat ruse ndërmorën një “sulm masiv” të ri me raketa dhe dronë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si rezultat i të cilit të paktën gjashtë persona u plagosën, njoftuan autoritetet ukrainase.
“Armiku nuk heq dorë nga planet e tij për të privuar ukrainasit nga energjia elektrike. Një sulm i ri masiv kundër industrisë sonë energjetike!”, shkroi në Telegram Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko. Këto sulme kishin në shënjestër objektet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike në provincat Poltava, Kirovograd, Zaporizhia, Lviv, Ivano-Frankivsk dhe Vinnytsia”, tha ai.
Autoritetet lokale raportuan të paktën gjashtë persona të plagosur gjatë natës: një në provincën Dnipropetrovsk, një në Kirovograd, dy në Brovary, afër Kievit dhe të paktën dy të tjerë në kryeqytetin ukrainas.
Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë DTEK njoftoi se tre nga termocentralet e saj ishin “dëmtuar rëndë”. Ajo deklaroi se objektet e saj janë bombarduar afërsisht 180 herë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, përfshirë pesë herë në gjashtë javët e fundit. Sipas komandës ushtarake të Kievit, bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS hodhën disa raketa lundrimi në kryeqytet, i cili u vu në gatishmëri të lartë për tre orë. Të gjitha raketat u rrëzuan, tha i njëjti burim.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
