
VIDEO/ Pamjet traumatike, momenti kur avioni rrëzohet mbi një shtëpi dhe shpërthen në flakë

30 Mars 2025, 08:53 / BOTA

Një avion është përplasur në një shtëpi në Minesota, duke bërë që banesa të përfshihet në flakë. Për pasojë, të gjithë anëtarët e bordit në avion humbën jetën, por nuk dihet numri sa.
Avioni u rrëzua në Brooklyn Park, afër Minneapolis, rreth orës 12:20 pasdite të së shtunës.
Momenti i rrëzimit të avionit është filmuar dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale.
Banorët rreth zonës u evakuan, ndërsa sic shihet nga flakët banesa u dogj brenda disa minutash. Për fat të mirë në momentin e rrëzimit të avionit nuk kishte asnjë person brenda.
Avioni i vogël ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa dhe ishte nisur për në Aeroportin Anoke County-Blaine në Minneapolis, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128