Vizita e djalit të Donald Trump në Serbi, Aleksandër Vuçiç tregon çfarë do të diskutojnë

11 Mars 2025, 12:39 / BOTA ALFA PRESS

Vizita e djalit të Donald Trump në Serbi, Aleksandër

Djali i madh i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Donald Trump Jr. zhvillon një vizitë në Serbi, ku do të ketë një takim edhe me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit, teksa i është drejtuar me një videomesazh qytetarëve ka dhënë edhe detaje për temat e diskutimit, ku përmend ekonominë, sfidat, por edhe sukseset e Serbisë.

“Pas pak minutash do të pres Donald Trump Jr., do të flasim për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë. Rroftë Serbia!” – tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë Donald Trump Jr., vizitoi Beogradin edhe gjatë fushatës presidenciale të babait të tij në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Në atë kohë, në një hotel në qendër të Beogradit, ai shoqërohej nga biznesmenë si edhe përfaqësues të elitës së biznesit nga Rumania, ku më pas udhëtoi.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128