Xhihadi Islamik lëshon raketa drejt Izraelit

Grupi ekstremist palestinez Xhihadi Islamik (PIJ) ka lëshuar raketa të reja nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, tha sot ushtria izraelite, ndërsa luftimet në zonën bregdetare vazhdojnë, pas rënies së një armëpushimi të brishtë javën e kaluar.
”Dy raketa u hodhën në Izrael nga Gaza qendrore”, tha ushtria, duke shtuar se njëra prej predhave u kap.
”Raketa e dytë u rrëzua në një vendbanim pranë kufirit me Gazën”, tha ajo.
PIJ tha se sulmi ishte “një përgjigje ndaj krimeve të armikut sionist kundër popullit palestinez”.
Ushtria izraelite rifilloi operacionet ajrore dhe tokësore në Gaza javën e kaluar, duke shkatërruar efektivisht armëpushimin e përkohshëm të negociuar me grupin ekstremist palestinez Hamas në janar.
Qindra palestinezë janë vrarë në luftimet e ripërtërira, me Izraelin që fajëson negociatat e dështuara me Hamasin për zgjatjen e armëpushimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


