Dëshiron vetëm Barcelonën, Gavi refuzon ofertën e Manchester United

19 August 2026, 11:01 / SPORT ALFA PRESS

Gavi i mbyll derën Manchester United. Mesfushori spanjoll ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Old Trafford teksa refuzoi ofertën e Djajve të Kuq për 35 milionë paundë(40 milionë euro).

Lajmi bëhet i ditur nga e tabloidi britanik ‘Mirror’ sipas të cilit, futbollisti i përfaqësueses spanjolle ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Barcelona dhe se nuk ka asnjë interes për t’u transferuar në Angli. 

Një qëndrim ky që padyshim e zhgënjmin e Manchester United që në merkaton e kësaj vere ka siguruar shërbimin e Youri Tielemans dhe Andrey Santos për vlerën totale prej 85 milionë paundë. Gavi u bashkua me Barcelonën kur ishte vetëm 11 vjeç dhe ka zhvilluar me blaugranat 119 ndeshje në kampionat ku e bëri debutimin në vitin 2021. Sezonin e kaluar ai qëndroi jashtë fushave të lojës për 5 muaj për shkak të një dëmtimi serioz në gju. Në muajin mars u rikthye në fushë dhe arriti të fitojë një vend për te kombëtarja spanjolle në Botërorin 2026 ku La Roja triumfoi në finale pasi mundi Argjentinën 1-0.

Mesfushori ka me Barcelonën një kontratë deri në 2030, ndërkohë që edhe vetë trajneri Hansi Flick nuk e dëshiron largimin e futbollistit.

Po ndodh...

ide