Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Zallën, avokati kundërshton vendimin: Nuk është i rrezikshëm, armët që u gjetën mes ferrave ishin të vjetra

19 August 2026, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u vendos në pranga dy ditë më parë pas thuajse 1 viti në arrati.  Gjatë seancës gjyqësore, Zalla ka mohuar çdo lidhje me vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shalianit në Rinas, duke deklaruar se është përfolur pa të drejtë për ngjarjen.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen e Rinasit, jam përgojuar kot”,  ka deklaruar ai.  

Ndërsa mbrojtja e tij, ka kërkuar që t’i jepet një masë më e lehtë sigurie duke kundërshuar pretendimin se ai paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas tij, armët dhe municionet që iu sekuestruan Zallës janë gjetur në pjesën e pasme të banesës, mes ferrave, pa masa të veçanta për ruajtjen apo ambalazhimin e tyre, teksa më tej ka pretenduar se disa prej kapsollave detinatore nuk kanë qenë funksionale. Sa i takon armëve, avokati deklaroi se bëhet fjalë për armë të vjetra, të prodhimit kinez, të viteve ’80.

Më tej mbrojtja është shprehur se Ylli Zalla, nuk është përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, dhe pretendoi se nuk ka prova që materialet e gjetura të jenë përdorur në ngjarje të tjera apo të ketë ndërmarrë veprime për shitjen e narkotikëve. Po ashtu ai ka pretenduar se Zalla ka vendosur vetë të dorëzohej dhe nuk u kap nga dorcat RENEA. Sipas avokatit, ai ka thirrur një efektiv që ndodhej pranë banesës, i është prezantuar dhe është dorëzuar, me qëllim që të sqaronte pozicionin e tij.

Kujtojmë se arrestimmi i tij u bë i mundur pas afro 3 muajsh, më 20 shkurt, kur në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Ylli Zalla, akuzohet për përfshirje në vrasjen e bujshme të Gilmando Danit. Në fundjavën që lamë pas, shtëpisë së Ylli Zallës iu vendos tritol, dhe ky i fundit reagoi duke kërkuar nga ana e drejtësisë zbardhje të plotë të vrasjes së Gilmando Danit për të cilën dyshohet nga drejtësia se ai ka bashkëpunuar. 

Ndonëse blutë e vendit e kërkonin që prej nëntorit të 2025, momenti kur ndodhi atentati i bujshëm ndaj Gilmando Danit, Zall pretendon pafajësinë në lidhe me ngjarjen. Ndërsa këmbëngul që të zbardhet e vërteta e të zbulohet autori i vërtetë i vrasjes së Danit, pasi akuzat e ngritura ndaj tij i kanë rrezikuar jetën.

Po ndodh...

ide