VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, blutë e Tiranës prangosin në Rinas 32 vjeçarin

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga në Rinas një 32 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Shtetasi i identifikuar si Arnold Shehu, banues në Kukës është nën akuzë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Teksa bëhet me dije se në momentin e ndalimit ai është prezantuar me një tidëntitet tjetër, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve””, ka bërë me dije ndër të tjera policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
DVP Tiranë/Vijon operacioni i koduar “wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari.
Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.
Po ndodh...
ide
Intelekrualëve u kanë prerë kordat e zërit!
Protesta nuk është restorant
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128