Dhunoi Eduard Kuçin, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut

4 September 2026, 16:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Dhunoi Eduard Kuçin, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur procedurat penale ndaj këngëtarit shqiptar Joz Marku, pas incidentit të dhunshëm të ndodhur në Shqipëri me shtetasin kosovar Eduart Kuçi.

Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, ka deklaruar Nikçi.

Sipas tij, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit dhe vendosjen e Joz Markut në “stop-listë”, si edhe për ndërmarrjen e veprimeve të tjera procedurale.

Rasti lidhet me përleshjen e ndodhur pak ditë më parë në Shqipëri mes Joz Markut dhe Eduart Kuçit. Pamjet e incidentit u publikuan në rrjetet sociale, ku dukej se Marku dhunonte Kuçin në bashkëpunim edhe me persona të tjerë.

Deri më tani nuk ka ende asnjë reagim apo masë të marrë nga Policia shqiptare në lidhje me incidentin.

LEXO EDHE:

Joz Marku dhunoi në mes të rrugës Eduart Kuçin, policia e Lezhës ende në gjumë/ VIDEO

Po ndodh...

ide