E plagosur rëndë në protestë, Eva Pango rrëfen tmerrin: Vazhdoj ta kem kafkën e thyer, nuk e di kush më goditi
Prej 13 tetorit 2026, Tirana po përjeton një valë protestash, përplasjesh, dhune, zjarrvëniesh dhe arrestimesh, ndërsa situata në universitete paraqitet gjithnjë e më e tensionuar. Në këtë klimë, përpjekjet për dialog, të simbolizuara edhe nga vendosja e disa karrigeve, duket se nuk kanë arritur të zbusin përplasjet.
“Kam një mesazh për të gjithë të rinjtë. Mos u dorëzoni, ne do t’ia dalim!”, shprehet protestuesja Eva Pango.
Aktivistja e re është kthyer në një simbol të qëndresës për mijëra të rinj, pasi në ditët e para të protestave u plagos rëndë në kokë dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas 12 ditësh, ajo arriti të largohej nga spitali, por pasojat e goditjes që për pak sa nuk i mori jetën vazhdojnë të jenë të pranishme.
“Nuk kisha asgjë nëpër duar dhe nuk po bëja thirrje për dhunë, asgjë, thjesht duke qëndruar në vijën e parë, dy hapa para protestuesve të tjerë. Ata të armatosur deri në dhëmbë, unë asgjë, dhe unë pësoj frakturë zhytëse. Kam frakturë zhytëse që nga sinusi, që nga vetulla poshtë, që nga kocka e syve dhe deri sipër te balli. Vazhdoj ta kem akoma. Nuk duket ndoshta me sy direkt, por vazhdoj ta kem thyerjen e kafkës”, rrëfen Eva Pango.
Ajo thotë se ende nuk ka arritur të identifikojë personin që e goditi, ndërsa për ngjarjen kanë nisur hetimet.
“Po ta kisha mbajtur mend individin, do të ishte tani pas hekurave, por po përpiqemi ta identifikojmë, ka nisur hetimi. Shumë e vështirë, sepse ka ardhur nga majtas, jo nga rreshti i parë. Madje, nuk jam e sigurt nëse ka qenë polic me uniformë apo ka qenë civil”, deklaron protestuesja.
Eva Pango nuk është studente, por një aktiviste e re që i është bashkuar protestës. Ajo ka qenë pjesë e asaj që njihet si “protesta e Flamingove”, e cila nisi pas dhunës së ushtruar nga rojat private ndaj qytetarëve që protestonin kundër gardhit të vendosur në Zvërnec nga investitorët.
Duke folur për atë lëvizje, Pango shpjegon se nuk e ka pëlqyer emërtimin “protesta e Flamingove”, pasi, sipas saj, ai nuk pasqyronte mënyrën se si e shihte ajo qëndresën.
“Kur nisi protesta e Flamingove, unë s’kam dashur kurrë ta quaj si protestë flamingosh, sepse më duket se bëhet shumë pink, shumë rozë. Ishte qasja e një grupi të caktuar që e nisi për ta quajtur revolucion flamingosh. Për mua, ne jemi shqiponja dhe vetëm shqiponja”, shprehet ajo.
Megjithëse protesta arriti të mbahej gjallë, brenda lëvizjes nisën përçarjet dhe akuzat për ndikim nga qeveria. Mosmarrëveshjet mes grupeve, debatet dhe konfliktet e brendshme u shoqëruan me ndryshime në mënyrën e reagimit të studentëve ndaj institucioneve.
Pango kujton pjesëmarrjen e madhe në protestat e para, duke pretenduar se në shesh ishin mbledhur rreth 200 mijë persona, përpara se numri i protestuesve të binte për shkak të problemeve të brendshme.
“Thamë, ore, si u mblodhën kaq shumë? Nuk ishte protestë e vogël, ishin 200 mijë veta në shesh, pavarësisht se për shkak të problemeve të brendshme u reduktua goxha shumë numri i protestuesve”, thotë ajo.
Sipas aktivistes, pikërisht kontradiktat brenda lëvizjes çuan në krijimin e grupeve me qëndrime të ndryshme. Ajo thekson se nuk ishte dakord me një formë proteste të kufizuar në këngë, valle dhe fjalime të kontrolluara.
“Sepse gjithë këto kontradikta çuan në krijimin e disa grupeve që kishin mendime të ndryshme. Unë e para nisa dhe thashë: kjo nuk bëhet me këngë e me valle. Kisha dalë shumë e revoltuar aty, ashtu si shumë të tjera, dhe nuk isha që të dilnim dy orë me fjalime të kontrolluara, ‘Rama, jep dorëheqjen’ dhe kaq. Nuk isha për këtë pjesë”, përfundon Eva Pango.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
