Lala: Nëse Rama refuzon një kërkesë të dytë nga SPAK për Ballukun, dëshmon se është i kapur nga ajo ose bashkëpunëtor
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK drejtuar Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut, duke ngritur pikëpyetje për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj çështjes.
Lala u shpreh se, nëse SPAK do të paraqiste një kërkesë të re dhe Rama do ta refuzonte sërish, kjo, sipas saj, do të forconte dyshimet për marrëdhënien mes kryeministrit dhe Ballukut.
“Nëse SPAK do shkonte më një kërkesë të re për autorizim dhe Rama nuk do e pranonte, kjo do ti bënte mirë SPAK sepse do dëshmon se Edi Rama është I kapur nga Belinda Balluku ose është bashkëpunëtor…Në momenti që i shkuan te paradhoma filloi nxori kthetrat zoti Rama. Tek zoti Rama ke rastin e Mc Gonigal, ke inceneratorët te zoti Rama, janë firmat e Edi Ramës te inceneratorët përse duhet të shkojnë të presin Ballukun”, tha gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Prime News24” në News24.
Ajo u ndal edhe te reagimi i kryeministrit pas zhvillimeve të para të çështjes, duke thënë se Rama ndryshoi qëndrim kur hetimet iu afruan rrethit të tij politik.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
