Çfarë ndodhi në ndeshjen Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë

28 October 2026, 20:25 / SPORT ALFA PRESS
Çfarë ndodhi në ndeshjen Elbasani-Partizani, lojtari bie pa

Momente frike janë regjistruar në ndeshjen në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Partizanit.

Futbollisti i Elbasanit,  Antovski ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës pas një dueli ajror, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe të gjithë të pranishmit.

Menjëherë pas incidentit, është ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë futbollistit, i cili fatmirësisht ka arritur të përmendet shpejt.

Pas rikuperimit, Antovski është kthyer sërish në lojë, duke qetësuar situatën dhe duke lënë pas momentet e panikut.

Po ndodh...