Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas

Një gjykatë në Rosario të Argjentinës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Sergio Di Fanin, tifozin e Neëell’s Old Boys, i shpallur fajtor për organizimin e kërcënimeve dhe akteve të intimidimit ndaj yllit argjentinas Ángel Di María dhe familjes së tij.
Një histori e rëndë kërcënimesh ndaj kampionit të botës, Ángel Di María, ka përfunduar me një vendim të ashpër nga drejtësia argjentinase.
Sergio Di Fani, 45 vjeç, mbështetës i klubit Neëell’s Old Boys, është dënuar me shtatë vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për organizimin e akteve të intimidimit dhe kërcënimeve ndaj futbollistit dhe familjarëve të tij gjatë vitit 2024.
Sipas akuzave, qëllimi i këtyre veprimeve ishte të pengohej rikthimi i Di Marías në Argjentinë për të luajtur me Rosario Central, rivalin historik të Neëell’s Old Boys. Në atë periudhë, sulmuesi argjentinas ishte pjesë e Benficas në Portugali, përpara se në verën e vitit 2025 të rikthehej te klubi ku kishte nisur karrierën e tij.
Sipas materialit të çështjes, aktet e intimidimit përfshinin të shtëna me armë pranë kompleksit rezidencial në periferi të Rosarios, ku Di María zotëron një banesë, si dhe dërgimin e mesazheve kërcënuese.
Një nga episodet më tronditëse lidhet me motrën e futbollistit, e cila gjeti përpara zyrës së saj të pasurive të paluajtshme një kokë derri me shenja plumbash. Pranë saj ishte lënë edhe një mesazh kërcënues, ku paralajmërohej se objektivi i radhës mund të ishte vajza e futbollistit.
Këto veprime synonin të krijonin frikë te familja e Di Marías dhe të ndikonin në vendimin e tij për t’u rikthyer në futbollin argjentinas.
Dënimi i Di Fanit nuk është i vetmi në këtë çështje. Në qershor, Belén Gutiérrez, 25 vjeçe, ishte dënuar me tre vite e gjysmë burg për përfshirjen e saj në ngjarje, ndërsa një i dyshuar i tretë vijon të qëndrojë në paraburgim në pritje të zhvillimeve të mëtejshme gjyqësore.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
