Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë
29 October 2026, 21:25 / AKTUALITET
Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve për News24, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.
Gjatë qëndrimit në spital, pacienti ka rënë nga kati i tretë i godinës, duke humbur jetën.
Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e saj. Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.
Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital./Ballkanweb
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
Nga Bato Kosova
ide
ERA që nuk ndalet më!
Nda Ditmit Bushati
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
