Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Vijon të mbahet në kushte denigruese, do të ndjekim betejën ligjore
‘Erion Veliaj vijon të qëndrojë në të njëjtat kushte në burgun e Fierit, një ditë pas transferimit të tij’, ka thënë avokati Plarent Ndreca.
Pas takimit me të mbrëmjen e sotme, deklaroi se Veliaj ndodhet në sektorin më të vështirë të burgut, por emocionalisht është më i qetë pas takimit me familjarët.
Në një prononcim për mediat, Ndreca ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komunikuar zyrtarisht lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas avokatit, u deshën 32 orë që institucioni të publikonte një njoftim zyrtar, ndërsa klasifikimi i informacionit si “sekret hetimor”, sipas tij, pengon ndjekjen e procedurave të ankimit.
Ndreca komentoi gjithashtu reagimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e lidhur atë me kërkesën për dorëheqjen e ministrit Gogu.
Avokati theksoi se përgjigjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk janë ende transparente dhe të qarta, ndaj paralajmëroi se mbrojtja do të vijojë betejën ligjore për të kundërshtuar situatën.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
