Dervishi: Rama është në krizë mendore, ka arsye pse e çoi Veliajn në Fier

29 October 2026, 21:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Dervishi: Rama është në krizë mendore, ka arsye pse e

Gazetari Lutfi Dervishi e ka cilësuar si një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, transferimin e këtij të fundit në burgun e Fierit.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Dervishi deklaroi se koha kur u krye transferimi dhe zhvillimet e ditëve të fundit ngrenë pikëpyetje mbi arsyet e këtij vendimi, duke përmendur edhe aludimet për cenim të autoritetit të kryeministrit dhe qeverisë.

Sipas gazetarit, kjo situatë tregon se dëmi më i madh për vendin nuk po vjen nga armiqtë e jashtëm apo nga qytetarët në rrugë, por nga vetë pushteti dhe përplasjet brenda tij.

“Është krejt e qartë që kjo është një përplasje që ka me kryeministrin Rama, duke llogaritur momentin kur bëhet, thjesht postimin dhe aludimet për minim të autoritetit të kryeministrit apo qeverisë, duke pasur parasysh zhvillimet e ditëve të fundit”, u shpreh Dervishi.

Ai theksoi se transferimi i një të burgosuri duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe me arsyet e qarta për lëvizjen, duke shtuar se çdo veprim duhet të jetë në përputhje me ligjin.

Dervishi e përshkroi situatën politike si një përplasje mes dy grupeve, e cila, sipas tij, po merr përmasa shqetësuese dhe po zhvillohet në sfondin e një krize sociale, politike dhe ekonomike.

“Një luftë civile që ka filluar të shfaqet mes dy grupeve. Dhe ky lloj tensioni prodhon gjendje karikature, dhe kjo zhvendoset në sfond të një krize të madhe që është krizë sociale, politike, ekonomike dhe mendore”, deklaroi gazetari.

Në lidhje me transferimin e Veliajt në burgun e Fierit, Dervishi nënvizoi se parimi i lëvizjes së të burgosurve është gjeografik dhe se, nëse procedurat ndiqen sipas ligjit, nuk duhet të ketë paqartësi.

Po ndodh...